Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Pak ditë më parë, blogerja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqej në Paris. Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.

Dhe në fakt kështu ka qenë. Disa foto të publikuara nga “Panorama Plus” tregojnë Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull.

Çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë.

Nuk dihet asgjë rreth identitetit të partnerit të saj, por ajo që mund të themi është që kjo është një lidhje e re për Dean dhe duket se ka vendosur ta shijojë plotësisht, duke u shkëputur kështu edhe për disa ditë romantike në qytetin e të dashuruarve.