“Vrasja e Mehmet Shehut nuk ka qenë diçka e rastit, ajo është përgatitur dalëngadalë. Me sa di unë kjo ka filluar shumë më herët. Në Shtator është bërë një mbledhje e Komitetit Qëndror të PPSH ku kritikohej Mehmet Shehu”.

Ky është vetëm një nga pasazhet e mijëra dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit mbi ish-Kryeministrin Mehmet Shehu. Tashmë, Autoriteti i Dosjeve i ka deklasifikuar, duke i vënë në dispozicion të studiuesve. Më tej, në dokumentat e arkivuara, diskutohej dhe hidhej dyshim mbi qëndrimet dhe lidhjet e ish-kryeministrit me botën perendimore.

“Meqenëse ai kishte shoqëri me K.Ç. dhe M.G. mos vallë Mehmeti donte të shkonte me ta në Amerikë, apo ka marrë ndonjë udhëzim nga Amerika nëpërmjet Ç, për të ardhur në Shqipëri?. Këto pyeteje të lindin duke rishikuar edhe një herë ato fakte të dyshimta nga jeta e Mehmetit…”

Kreytarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, thotë se me hapjen edhe të dosjeve të tjera që ruhen në institucione të ndryshme, do qartësohet më mirë figura e Mehmet Shehut një prej duarve më të hekura të regjimit komunist.

Janë mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit, që tashmë që do hedhin më shumë dritë për të shkuarën dhe fundin e Mehmet Shehut.