Shkëmbim zjarri në Laç. Një oficere policie teksa udhëtonte me makinë, dy persona i kanë dalë para automjetit dhe janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak të Laçit, në orët e vona të natës.

Gazetari Ahmet Zani tha për “ABCNews” se Forcat e Policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si edhe për identifikimin e autorëve.

Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.