Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për Ditën e Rinisë, duke thënë se në 8 dhjetorin e vitit 1990, Amerika ka qenë krah shqiptarëve teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës”. Ambasada e SHBA shkruan se sot qëndron me krenaria krah Shqipërisë ndërsa bën hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE.
“Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës” dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian”