“Çift më të lumtur nuk kishte”. Kështu e përshkroi marrëdhënien e djalit të tij, Naim Murselit dhe Liridonës, Shaban Murseli.
Në intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, babai i autorit të dyshuar si porositës të vrasjes së gruas së tij, Shabani, tha se ata ishin njohur me dashuri.
Pjesë nga intervista:
Çfarë mund të më thuash për marrëdhënien e çiftit?
Naim Murseli: Familja ime ka pasur dashuri të madh mes këtyre dy personave. Tani jam jam i shokuar. Këtë mund ta pohojë dhe familja Ademaj. Janë njohur me dashur me njëri-tjetrin.
Më çfarë është marrë Liridona në Suedi??
Naim Murseli: Kur ka ardhur je i detyruar të bësh disa shkollime, duke filluar së pari me gjuhën dhe profesionin. Pastaj Liridona u punësua në një kompani që kujdesej për të moshurarit. Liridona kishte një dëshirë të hapte kompani të vetën dhe e ka hapur një kompani të suksesshëm të pastrimit.
Me çfarë të ardhurash e hapi kompaninë?
Naim Murseli: Ka investuar Naimi. Liridona punonte edhe në restorant. Naimi në vitin 2019 kishte shpërngulur në Gjermani për një kohë. Atje ka shkuar dhe Liridona, ku ndenji një muaj.