Kiara Tito ka postuar në InstaStory një foto të një bisede me mikeshën e saj të ngushtë, Liesën.
Në bisedë, Liesa shihet teksa i shprehet Kiarës se e dinte që diçka “e madhe” do të ndodhte, që para se ajo të futej në BBV.
“Më kujtohet si tani ndjenja që kisha se do ndodhte diçka, e madhe, po se dija çfarë. Ja ku je sot, e martuar, shtatzënë, më e komentuara dhe mbi të gjitha e thjeshtë. Ti ja dole”, shkruan ajo.
“Do qaj”, shprehet Kiara e emocionuar.