Spartak Braho thotë se nuk ka ngjashmëri mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço Braho kujtoi edhe fjalët e Fatos Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.

“Nuk ka ngjashmëri me Nanon. Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Për çfarë mbahej Nano në burg?! Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën? Jo tha nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën”- tha Braho.