Tibaut Courtois heq dorë përfundimisht nga pjesëmarrja në Euro 2024, që do të organizohet në Gjermani. Portieri i Realit të Madridit nuk beson se mund të jetë 100% i aftë për turneun kontinental dhe do të presë një tjetër turne madhor për të veshur sërish fanellën e “Djajve të Kuq”. Portieri do të fokusohet fillimisht te Reali i Madridit për t’u rikthyer në nivelin më të lartë.
“Për shkak të këtij dëmtimi, nuk do të jem në Europian. Së pari, duhet të rikuperohem 100% dhe është më mirë të mos caktoj një datë. Nëse jam me fat, do të mund të luaj një ndeshje në maj. Por unë nuk do të jetë kurrë 100% i përgatitur për një turne të madh si Europiani”, pranoi portieri belg.
Portieri i Realit ka luajtur në pesë turne të mëdha me “Djajtë e Kuq” (Botërori 2014, Botërori 2018, Botërori 2022, Euro 2016 dhe Euro 2020). Në moshën 31-vjeçare duket se Botërori 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada paraqitet si mundësia e tij e fundit për të fituar një turne kombëtar me Belgjikën.
“Mendoj se është më mirë që të jem i sinqertë me kombëtaren. E lashë nderin mënjanë dhe do të jem një mbështetje shtesë në qershor. Shpresojmë se mund të fitojmë një titull evropian”, shpjegoi Thibaut për ndihmën që do të mund të kishte dhënë mes shtyllave në eventin madhor të verës së ardhshme. Courtois bën prapakthehu sa i përket vendimit të tij të nxituar për t’u larguar nga Kombëtarja.
“Do të doja të kërkoja falje, ishte një vendim i gabuar largimi pas ndeshjes kundër Austrisë. Do të doja t’i kërkoja falje skuadrës dhe veçanërisht tifozëve. Mendoj se ata ishin më të befasuarit. U kërkoj falje, më vjen keq”, deklaroi Courtois.