Më në fund, dritë në fund të tunelit. Në këtë periudhë të errët, Pep Guardiola merr një lajm të shkëlqyer, Kevin De Bruyne është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Mesfushori belg ka qenë një mungesë shumë e madhe për Guardiola-n, roli De Bruyne te Man.City është jetik, është një nga të paktët lojtar që bën lidhjen e duhur mes reparteve. Cilësia e tij, impakti që ai ka te ky ekip është i një tjetër niveli, askush nuk mund ta zëvendësojë.
Man.City ndodhen në Arabi, aty ku po bëhen gati për Botërorin për klube, De Bruyne është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, me sa duket ka lënë pas plotësisht dënimin e pësuar në tendinat e gjurit.