Juve-Roma është super sfida e fundit për këtë vit në Serie A, një ndeshje që premton spektakël, pavarësisht se dy ekipet nuk vijnë me grupin e plotë. Max Allegri ka kthyer vështrimin nga infermieria me shpresën që të rikuperojë ndonjë lojtarë.

Fedricio Chiesa ka një problem fizik, po ashtu edhe dy lojtarët e tjerë, Alex Sando dhe Manuel Locatelli, të tre janë stërvitur në mënyrë të diferencuar, por stafi mjekësor shpreson që të tre lojtarët të jenë në dispozicion për sfidën kundër Romës, ka optimizëm në lidhje me këtë, mbase jo nga minuta e parë, por të paktën të jenë në pankinë.

Lajme të mirë vijë edhe nga kampi roman. Paulo Dybala është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, me sa duket ka lënë pas problemin që kishte në flesorët e kofshës së majtë.

Tre stërvitjet e fundit përpara këtij takimi do të jenë përcaktuese për të kuptuar më qartë nëse mund të jetë në dispozicion të Mourinho-s për ndeshjen kundër Juves më 30 dhjetor në “Allianz Stadium”.