Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin e Lushnjës dhe atë shqiptar, me ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të njohur Kapllan Pepa në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe vetë klubi i Lushnjës me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Lamtumirë Kapllan Pepa! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteve ‘70… Kapllani ka pasur dhe një kontribut shumë të madh në rritjen e talenteve të qytetit, sidomos në vitet 2000 kur Lushnja ishte e Superiores! Ngushëllime për të gjithë botën e futbollit, për familjarët dhe të afërmit… Prehu në paqe legjendë!”.
Përveç Traktorit të Lushnjës, Pepa ka luajtur dhe me Luftëtarin e Naftëtarin.