Një lajm i bukur vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Përgjatë orëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 bebe.
Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në rrjete sociale. Teksa u uruar jetë të gjatë e të lumtur të porsalindurve, kujton edhe dhuratën e parë për ta, bonusin e bebes.
“20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur. Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan ajo.