Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit fatal të ndodhur gjatë paradites së sotme (18 dhjetor) në Rrugën e Afër, pranë Shkallës së Tujanit.

Egila Celami, 29 vjeçe dhe Marsel Tefa, 35 vjeç, nga Burreli janë viktimat e aksidentit në rrugën e Arbrit. Çifti i të rinjve ndodheshin në mjetin tip Toyota, e cila po vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës.

Po ashtu është identifikuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër, Klaudio Ruci, i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Kujtojmë se si pasojë e përplasjes së rëndë automjeti tip “Tayota” ku ndodheshin edhe viktimat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.