Aleksandër Curri është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. 40-vjeçari u qëllua 4 herë nga një person ende i paidentifikuar, në zonën e njohur si ‘Dollari’, përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës.
Një dëshmitare okulare e cila i dha edhe ndihmën e parë, tha se ai ishte qëlluar në pjesën e barkut dhe ka qëndruar për 10 minuta në tokë duke kërkuar ndihmë.
‘Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkovi… sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmë e parë,’- tha dëshmitarja.