Deputetët e Rithemelimit kanë nisur kaosin në Kuvend për të sabotuar sërish punën edhe në këtë seancë të rëndësishme, që në rend dite është miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ata janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit nuk i kanë lejuar që të mbledhin karriget në Foltore, madje madje edhe duke ofenduar Gardën.

Në mungesë të kolegeve të tij, si Flamur Noka, Gazment Bardhi e Sali Berisha që janë të përjashtuar, këtë seancë protagonist u shfaq sërish Ervin Salinaji.

Siç shihet edhe nga kjo foto, ai ka hipur mbi tavolinë dhe grumbullon karriget në foltore. Më pas shfaqet si triumfator në majë të prigut me karrige, kur në fakt po saboton punën e Kuvendit edhe kur bëhet fjalë për një seancë si kjo e sotmja ku opozita duhej të diskutonte për buxhetin e shtetit.