Reagime habie e zemerimi shpreheshin sot në Moskë pas publikimit të imazheve të një feste të shthurur me veshje thuajse inekzistente, te elitës ruse të politikës, parase e spektaklit, mes të cilëve dhe ajo që njihet si e pagëzuara e presidentit Vladimir Putin.
Festa e degjeneruar dënohej nga kritikët si një ofendim ndaj atyre që luftojnë ose kanë humbur jetën në frontin e luftës mizore në Ukrainë.
Mes të ftuarve mediat veçonin prezantuesen Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, dikur kandidate presidenciale në 2018, e cila mbante një kostum transparent ‘Sorelle’ në ngjyrë lëkure.
Ajo njihet si e pagëzuara e Putin teksa presidenti ka qenë prezent si mik i babait të saj të ndjerë, analistit politik Anatoly Sobchak.
Zemërimi për pandjeshmërinë e shoqërisë së lartë u përcoll nga kritikët që denoncuan për ligjshmërinë e eventeve të tilla në këtë kohë.
Opinionisti rus Vladimir Solovyov deklaronte i tërbuar: “Sa moralisht i verbër mund të jetë një njeri? Djemtë tanë luftojnë në front kurse ti nuk do t’ia dish. Në çfarë mase një njeri mund të mos kuptojë asgjë për vendin e tij?”
Ai shtonte më tej: “Komandanti ynë ngre dolli për fitoren, po ju k**va me kë jeni? Nuk e keni idenë sa të urryera e të përçmuara jeni”.
Festa raportohet se ishte organizuar nga opinionistja aristokrate ruse Nastya Ivleeva, prezantuese e aktore 32 vjeçare.
Ajo mbante një kostum me diamante e smeraldë në kurriz.
Ajo komentonte sipas Daily Mail: “Kur unë vishem kështu më quajnë të çmendur, djallzore, ndërsa kur i shikojnë në Perëndim thonë se janë modele të bukura e moderne!’
Rrjeti i njohur rus në Telegram “Dy Majorët” dënonte pjesëmarrësit duke thënë: “Jeni vetëm jashtëqitje dhe do të digjeni në ferr”.
Të tjera agjenci dënonin botën e qejfit të Moskës së lartë në kohën kur mijëra ushtarë rusë, kryesisht me origjinë të varfër, vriten ose gjymtohen në luftën e Putin.
Analisti i njohur rus Yuri Podolyaka komentonte: “Ushtarët tanë në front sigurisht nuk po luftojnë për këtë shthurrje, kjo nuk është Rusia”.
Vladislav Pozdnyakov, i grupit nacionalist rus ‘Shtet burrë”, tha: ‘Nastya Ivleeva organizon një festë satanike në klubin Mutabor, që do të kontrollohet së shpejti nga prokuroria e përgjithshme.’
Grupi konservator vendas Zov Naroda – “Thirrja e popullit” – bëri apel për kreun e komitetit hetimor Alexander Bastrykin, që eventi të hetohet për ekstremizëm, promovim të drogave dhe degjenerimit seksual.