Fifi ka zbuluar në “Wake up” se në të ardhmen mund të kemi një dasmë nga ajo dhe Adisi. Këngëtarja dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”.

“Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja.