Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, së fundmi është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale. Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Si kalama” ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga fotosesioni i saj më i fundit.

Në imazhet e publikuara, Besa shihet e veshur me një trupore ngjyre nude, teksa kjo i thekson linjat trupore.

Kokëdhima e mbuluar me një qese të madhe në formën e pelerinës, bëri që këto fotografi të saj të marrin edhe më shumë pikëpamje artistike.