Dy të rinj Aleksandër Lazaj dhe Kristjan Lazaj kanë rënë në prangat e policisë pasi dy kushërinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën një karburant në Selitë.

Në pamjet e publikuar shihet edhe momenti kur 21-vjeçari është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandër Lazaj është përleshur me punonjësin e karburantit dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë 20 mijë lekë të reja, xhiron ditore.

Policia ka sekuestruar në makinë mjetin prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.