Derbi midis Tiranës dhe Partizanit i luajtur në stadiumin “Air Albania” solli spektakël, por edhe sherre në fushë dhe jashtë saj. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të kësaj sfide.

– Tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës, janë përplasur pas përfundimit të derbit, i ciliu mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e Hasanit dhe Kekos. Sikur të mos mjaftonin tymueset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i dy tifozerive janë përplasur edhe fizikisht në shkallët e stadiumit në fund të ndeshjes. Kompanisë së sigurisë dhe policisë u ka dalë situata jashtë kontrollit.

Dy tifozëritë janë përplasur kur stadiumi ka qenë bosh. Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH-ja për të qetësuar situatën. Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka.

Skena të përsëritura këto mos tifozërive, që me siguri nuk do të kalojnë pa dënime dhe gjoba për tifozët dhe klubet. Rrahja ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, ku dy tifozëritë nuk kanë kursyer grushtet dhe sendet e forta mes tyre. Nga policia ka pasur të shoqëruar në komisariat.

https://streamin.one/v/eb9f1c84

https://streamin.one/v/9eb244ad

– Gjyqtari Juxhin Xhaja i fali Albi Dokën dhe Arinaldo Rrapajn, pasi me përplasjen mes tyre dhe kapjen me duar e këmbë meritonin të dilnin me karton të kuq në minutën e 69-të. Gjyqtari u mjaftua vetëm me nga një karton të verdhë, ndonëse limitet kishin kaluar.

Por lojtarët nuk e kanë harruar përplasjen gjatë lojës dhe sapo ka rënë vërshëllima përfundimtare, Rrapaj që u zëvendësua nga trajneri Abilaliaj, për të shmangur të kuqin hyri në fushë për t’u sqaruar me Dokën. Por ndërhyrja e shpejtë e pjesëtareve të dy kampeve dhe zyrtarëve të ndeshjes e shmangen përplasjen fizike mes dy lojtarëve, kështu që gjithçka mbeti një tentativë në distancë.

https://streamin.one/v/eb9f4674

– Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” kishte një tifoz special në derbi. Orges Shehi ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen mes dy skuadrave të kryeqytetit. Një tifoz special për faktin se Tirana është skuadra të cilën Shehi drejtoi deri dy muaj më parë.

Ai është ende “me letra” pjesë e bardhebluve të cilët e kanë etiketuar si të “pezulluar” nga detyra dhe jo të shkarkua trajnerin, i cili i është drejtuar organeve përkatëse në FSHF për të shkëputur lidhjet me klubin bardheblu.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, ai kishte biseduar me Partizanin, që kërkoi t’i ofronte atij pankinën e të kuqve për vijimin e sezonit. Një marrëveshje që nuk u konkretizua, për shkak të problemit të trajnerit me bardheblutë, i cili nuk ka marrë ende zgjidhje.

– Juxhin Xhaja nuk nis lojën pa u pastruar ajri në stadium. Takimi nis pas 8 minutash vonesë, ndërkohë nga hedhja e fishekzjarrëve sa nuk merr flakë rrjeta e njërës portë.

– Julian Ahmataj proteston ashpër për një faull ndaj Deliut. Më pas trajneri e ka me gjyqtarin e katërt./PANORAMASPORT.AL