Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se 39 vjeçari është vetëvrarur në shtëpinë e tij në lagjen nr.17. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.