Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane kanë udhëhequr Al Nassr drejt fitores së tretë radhazi në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Për raundin e 17-të, Al Nassr fitoi 2-5 në transfertë kundër Al Ittihad, ekipit ku bën pjesë Karim Benzema, Kante apo edhe Fabinho.

Të parët në epërsi kaluan vendasit e Al Ittihad me Hamdallah në minutën e 14-të, teksa brenda pjesës së parë Ronaldo me penallti dhe Talisca përmbysën ndeshjen. Në fraksionin e dytë sërish Hamdallah barazoi gjithçka në 2-2. Ronaldo sërish nga penalltia dhe dopieta e Mane e dërgoi rezultatin në 2-5.

Me 43 pikë, Al Nassr mban vendin e dytë, shtatë pikë më pak se Al Hilal që kryeson. Al Ittihad mbetet në kuotën e 28 pikëve për vendin e gjashtë.