Hëna e fundit e plotë e vitit 2023 do të shkëlqejë në qiell këtë javë, ndërsa sonte arrin kulmin në orën 19:33 EST.
Hëna e plotë e dhjetorit, e njohur gjithashtu si “Hëna e Ftohtë” ose “Hëna e natës së gjatë”, do të arrijë kulmin e ndriçimit këtë të martën, sipas NASA-s.
Megjithatë, do të shfaqet e plotë për disa ditë, duke zgjatur deri të enjten në mëngjes.
Hëna u shfaq e ndriçuar në prag të Krishtlindjeve dhe do të vazhdojë deri mëngjesin e 28 dhjetorit.
Sipas NASA-s, hëna do të jetë mbi horizont më gjatë se në periudhat e tjera të vitit.
Hëna e Ftohtë e ka marrë emrin e saj sepse dhjetori është muaji kur me të vërtetë fillon të ftohet moti.
“Hëna e natës së gjatë ka marrë emrin e saj sepse hëna e plotë në dhjetor ndodh afër solsticit, i cili ka natën më të gjatë të vitit.
Evropianët e quajnë hënën e plotë të dhjetorit “hëna para yule”, e quajtur sipas Yule, një festival i vjetër dimëror i Evropës Veriore që lidhet me Krishtlindjet.
Hëna e plotë e muajit të ardhshëm quhet “Hëna e Ujkut”, e cila do të arrijë kulmin më 25 janar 2024