Dashi

Java që po hapet do jetë shumë e luhatshme për ju, pasi disa ditë nuk do të çojnë në rezultatet për të cilat keni punuar aq shumë. Beqarët do mbështeten nga Venusi në planin sentimental dhe mund te fillojnë histori dashurie te lumtura dhe emocionuese. Për sa i përket financave, kujdes me operacionet e mëdha, pasi nuk është ende momenti.

Demi

Dashuria e çifteve nuk do këtë as problemin më të vogël. Ata që janë të martuar mund të mendojnë të ngjizin një fëmijë. Takimet për beqaret do favorizohen mjaft gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni gjithsecilin sa më shumë të keni mundësi. Dite e favorshme në planin financiar për të bërë investime dhe për të kryer transaksione. Shumë shpejt situata do ketë përmirësime të ndjeshme.

Binjakët

Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni optimistë gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Dialogu nuk do reshtë për asnjë moment dhe do ndiheni mjaft mirë. Nën influencën e Plutonit beqarët do kenë një takim impresionues. Merrini gjerat shtruar qe ta shijoni çdo moment. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për ta stabilizuar situatën. Shfrytëzojeni sa të mundni.

Gaforrja

Kushtojini vëmendje Venusit që është kundër jush, pasi mund të krijojë disa dyshime, veçanërisht në lidhjet e turbullta. Në punë situata ekonomike mbetet e pasigurt dhe duhet të mendoni për realizimin e mundësive që mund tju jepen.

Luani

Një fjalë është shumë pak, ka ardhur koha që të jepni më shumë nga vetja. Sot keni Merkurin dhe Hënën në kundërshtim dhe kjo mund të sjellë konflikte në marrëdhënie. Në punë nuk përjashtohen debatet dhe problemet me shefin.

Virgjëresha

Është një ditë pozitive për ndjenjat në përgjithësi dhe mund të favorizohen lidhje të reja të papritura. Në punë bëni mirë të përpiqeni të jeni të durueshëm, edhe pse dihet që është e vështirë të qëndroni të qetë.

Peshorja

Sot ndiheni veçanërisht të gatshëm për të vepruar me këtë Hënë të favorshme, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë sapo ka nisur një numërim mbrapsht për mundësi dhe bashkëpunime të reja.

Akrepi

Pasionet dhe dashuritë mund të lindin dhe rilindin, por për momentin po ndiheni shumë kritikë. Në punë, megjithatë, është një ditë në rikuperim të theksuar sidomos për ata që duhet të bëjnë zgjedhje deri në fund të muajit.

Shigjetari

Dita është e mirë për të kuptuar dhe sqaruar çështjet që duket se nuk funksionojnë. Në punë ka një emocion të madh, me pranverën gjërat do ndryshojnë pozitivisht.

Bricjapi

Deri të shtunën yjet parashikojnë gjëra shumë pozitive për ju. Shumë takime të këndshme në horizont. Në punë duhet të përpiqeni t’i zgjidhni problemet deri në fund të ditës.

Ujori

Nëse duhet të diskutoni dashurinë ose t’i përgjigjeni takimeve me ndjenjë, këto janë ditët ideale. Në punë, një ditë pozitive edhe për zgjidhjen e çështjeve të vjetra.

Peshqit

Hëna është gjithmonë e favorshme për ju, ndaj lini të lirë dashurinë dhe ndjenjat. Edhe në punë është një ditë shumë e dobishme për të vlerësuar dhe thelluar projektet e reja që janë në kokën tuaj.