Një ngjarje “horror” ka tronditur Belgjikën. Një 36-vjeçare, me profesion infermiere, u gjet e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku në shtëpinë e saj në Knock .
Sipas mediave, infermierja është goditur 200 herë me thikë. Për ngjarjen tragjike është arrestuar ish-partneri i viktimës, një 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Siç raportojnë mediat belge, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh. Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej prej tij. Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte.
Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video. Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ndërsa ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.