Kylian Mbappe ka zbukuruar ditën e Sachas dhe Adam, dy tifozëve të vegjël të PSG-së që për herë të parë i janë bashkuar “Junior Club” për të rinjtë. Sulmuesi dhe ylli i ekipit francez është maskuar si kameraman dhe i ka bërë një surprizë Krishtlindjesh dy fëmijëve, që vështirë se do harrohet prej tyre.
Në momentin e regjistrimit të një spoti, Mbappe që ishte maskuar me mustaqe dhe kapele kërkoi nga vogëlushët një imitim të festës së tij dhe më pas u fut vetë në skenë, aq sa të dy tifozët e rinj mbetën të shtangur.
Ai hodhi maskën dhe tifozët mbetën pa fjalë, teksa surpriza e tyre u përjetësua në një video urimi për Krishtlindje të postuar në rrjetet sociale nga PSG.