Inteligjenca britanike ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, që nga fillimi i luftës, 24 shkurt 2022 e deri në nëntor të 2023.
Sipas inteligjencës, 240 mijë ushtarë rusë janë plagosur, shkruan The Guardian.
“Mercenarët e Grupit Wagner ka të ngjarë të kenë pësuar rreth 40,000 të plagosur dhe 20,000 të vrarë”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Ndër të tjera, nënvizohet se midis zyrtarëve rusë ka të ngjarë të ketë një nivel të ulët të të kuptuarit për shifrat totale të viktimave për shkak të një kulture të krijuar prej kohësh të raportimit të pandershëm brenda ushtrisë.