Inter ka filluartë mendoj për një sulmues gjatë merkatos së janarit dhe tashmë përveç Mehdi Taremit, edhe dy emra të tjerë janë shfaqur në skenë.
Pas dëmtimit të Lautaro Martinez, Sanchez dhe Arnautovic nuk bindin shumë si zëvendësues të kapitenit zikaltër, kështu që klubi po mendon për një sulmues me një kalibër më të lartë.
I preferuari mbetet Taremi i Portos, ku Inter po punon fortë për ta bërë të mundur transferimin e tij, ndoshta jo në janar por në qershor.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter po monitoron edhe dy sulmues të tjerë. Anthony Martial i Manchester United është njëri prej tyre, kontrata e së cilit skadon në qershor. Klubi anglez dëshiron ta largojë që në janar dhe Ausilio e ka pëlqyer gjithmonë si lojtar.
Pas tij vjen emri i Armando Brojës, sulmuesi shqiptar i Chelsea i cili ka pak kohë që është rikthyer në fushë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju. Në Londër ai nuk po gjen vazhdimësi dhe nuk është i kënaqur me situatën ku ndodhet.