43 milionë njerëz në Itali do të blejnë dhurata për Krishtlindje, me një shpenzim mesatar prej 186 euro për person, sipas qendrës kërkimore së shoqatës së shitësve me pakicë Confcommercio.
Kjo shifër është rritur nga 165 euro për kokë nga viti i kaluar në terma realë.
Studimi tha se shpenzimet e përgjithshme për dhuratat e Krishtlindjeve në Itali do të arrijnë në tetë miliardë euro.
Ky nivel tejkalon shpenzimet për sezonet festive të 2022 dhe 2021 (7.1 miliardë dhe 7.8 miliardë përkatësisht me çmimet e vitit 2023), por është ende nën koston e të vitit 2020, me 8.3 miliardë dhe të periudhës para Covid.
Më shumë se 73% e njerëzve të intervistuar për studimin do të japin dhurata dhe rreth 4 në 10 prej atyre që do ta bëjnë këtë e konsiderojnë blerjen e dhuratave “një shpenzim që pëlqejnë të marrin përsipër”, sipas medias italiane Ansa.