Java e fundit e vitit 2023 do jete e mbushur me ngjarje te forta Astrologjike paralajmëron Meri Shehu. Kjo jave disa do ti ngreje lart e disa te tjere do ti perplasi shume forte pertoke. Sot e hene java fillon me lidhjen e bukur Aferdite ne Akrep me Neptunin ne Peshk. Ndikimi do jete i bukur me enderrime e shpresa te medha. Romantizmi do mbizoteroje. Te gjitha keto do rrezohen ne date 27 kur Merkuri i kundert ne Shigjetar bene lidhjen e veshtire me Neptunin ne Peshk. Shume premtime do shuhen si keshtjelle rere. Po kete dite do kemi henen e plote ne Gaforre dhe lidhjen pozitive midis Diellit ne Bricjap dhe Jupiterit ne Dem! Keshtu qe disa do qajne e disa do qeshin. Nje shuplake tjeter e forte vjen ne date 28 kur takohen Merkuri i kundert ne Shigjetar me Marsin ne Shigjetar! Lidhja e fundit per kete vit do jete ne date 29 kur Aferdita ne Akrep lidhet bukur me Plutonin ne Bricjap. Pasioni do zere rol te pare dhe do ngrihet ne maksimum! Vone ne mbremje ne date 29 Aferdita futet ne Shigjetarin e gezueshem!

Dashi
Kjo jave do jete shume familjare per ju. Kujdes udhetimet apo ceshtjet qe lidhen me ligjin.

Demi
Jave pozitive mund te quhet per ju perjashtuar daten 27 ku do perjetoni nje zhgenjim ne cift apo nje nderprerje kontrate ose refuzim financiar.

Binjaket
Kjo jave do ju japi nje mundesi ekonomike por duhet te keni shume kujdes nga kundershtaret dhe nga ligji.

Gaforrja
Kjo jave me henen e plote ne shenjen tuaj. Do plotesohen deshira e endrra. Kujdes me shendetin e punen.

Luani
Nje mbyllje ne vetvete do jete kjo jave per ju. Mund te rigjeni veten rreth dates 30 pas disa goditjeve dhe surprizave jo te kendshme ne dashuri e ekonomi.

Virgjeresha
Ju do keni nje jave me plotesim planesh por diku rreth dates 27 mund te ndjeheni jashte kursit tuaj me nje problem ne cift apo ne pune. Do kete disa ngaterresa. Kujdes debatet ne date 29.

Peshorja
Per ju java sjell nje ngritje ne karriere e jete personale. Por ne date 27 do shohim sa do i rezistoni nje perballjeje te forte qe vjen. Data 29 ju sjell ekonomi te mie por kujdes sherret.

Akrepi
Java fillon bukur me lidhjen e Aferdites ne shenjen tuaj me Neptunin ne Peshk. Dashuria ne formen ne te mire dhe fat ne ekonomi. Kujdes daten 27 ka probleme e keqkuptime por do mbyllet viti me pasion per ju. Kujdes shpenzimet ne date 29.

Shigjetari
Per ju kjo jave finalizon nje projekt familjar e ekonomik. Data 27 do jete problematike dhe me ngaterresa te medha. Ne date 30 Aferdita ne shenjen tuaj ju sjell gezim e dashuri.

Bricjapi
Per ju duket jave me fat. Ne date 27 keni nje prapaskene por edhe nje mundesi te madhe per ta kapercyer. Vemendja duhet drejtuar te partneri ne cift. Ne date 29 kujdes nervozizmin.

Ujori
Java premton pune e shendet. Sot keni fat ne leke e ne familje e publicitet. Nje surprize e madhe erotike ne date 28 mund te bej qe te pranoni nje here e mire dike ne jeten tuaj.

Peshqit
Java fillon bukur me lajme te mira erotike e ekonomike. Ne date 27 mund te keni nje zhgenjim ne pune dhe nje zhgenjim ne jeten personale. Hena e plote ne Gaforre ju rikuperon disi plaget dhe mund te shpresoni perseri te ngritja.