Ish-kampioni amerikan Dominic Thiem dukej në telashe sot në përballjen e kampionatit Brisbane International por duket se u shpëtua kur një zvarranik helmues kishte dalë në fushë, çka ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
Thiem po humbiste përballjen ndaj të riut australian James McCabe para se tifozët sy-mprehtë të pikasnin gjarprin helmues pranë disa linjave elektrike, çka detyroi zyrtarët të ndalonin ndeshjen.
Profesionistë të gjarprinjve u thirrën për të kapur zvarranikun 50-cm të gjatë që mediat vendase identifikonin si specien helmuese “i murrmë lindor”, që shkaktoi ndalimin e ndeshjes për rreth 40 minuta.
“Më pëlqejnë shumë kafshët, veçanërisht ato ekzotike,” tha Thiem. “Por ata thanë se ishte nga më helmuesit dhe po i afrohej të rinjve që kapin topat prandaj situata ishte e rrezikshme”.
Ish-numri 1 i botës Rafa Nadal luan të dielën në turneun e Brisbane në formacion dyshe me Marc Lopez.
Ndërsa kampionia japoneze Naomi Osaka, kthehet në këtë kampionat pas një ndërprerje shtatzënie dhe luan nesër kundër Tamara Korpatsch.