Napoli e filloi këtë edicion në Serinë A me ambicien për të mbrojtur titullin kampion të fituar në mënyrë spektakolare në edicionin e kaluar. Por ekipi aktual është vetëm hija e atij të drejtuar nga Spaleti dhe distanca nga kreu e bën shumë të qartë këtë pas humbjes së sotme kundër Juventusit.

Në fakt, kjo e sotmja ishte humbja e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet për napolitanët, gjë që nuk i ndodhte ekipit prej shumë vitesh, edhe pse kishte kaluar disa herë kriza rezultatesh para se të shpallej kampion.

Rezulton se hera e fundit që skuadra kishte regjistruar tre disfata radhazi në ndeshje zyrtare, ishte në tetorin e vitit 2016. Asokohe ekipi drejtohej nga Mauricio Sarri, në edicionin e tij të dytë në stolin e napolitanëve.