Një 31 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së 3 bizneseve brenda pak ditësh.
I riu, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar Sundimi i ligjit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 31-vjeçari:
-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;
-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;
-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3, informon policia e Durrësit
Policia publikoi video nga kamerat e sigurisë të cilat kanë kapur 31 vjeçarin teksa hapte qepenat e një biznesi.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Saleo Kiptiu.
I riu akuzohet për vjedhje kryer më shumë se një here dhe dosja I kaloi prokurorisë së Durrësit.