Këshilli Kombëtar i Diasporës përmes një deklarate është shprehur se do mbetet një zë i fuqishëm dhe i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj shqiptarisë kudo në botë.
Gjithashtu është një arritje e madhe, ku emigrantët shqiptarë me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.
“Këshilli Koordinues i Diasporës me objektiv prioritar evidentimin e vlerave si dhe mbështetjen e vazhdueshme të diasporës shqiptare, do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj Shqiptarisë kudo në botë. Ne festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.
Kështu është edhe rasti i një emigranti me histori suksesi të padiskutuar, i cili është thirrur të shërbejë në postin e diplomatit që do duhet të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe, sidomos në çështjen madhore të emigracionit.
Uran Ferizi, akademik me një karrierë të shkëlqyer sa në Britani dhe në SHBA i përket atij grupi të komunitetit që sakrifikon pa hezitim të lejë mënjanë arritjet e tij në fushën profesionale për t’i shërbyer të dy vendeve ku është brumosur.
Me angazhimin e ri në sferën diplomatike, Z.Ferizi jo vetëm që merr përsipër rolin e përgjegjshëm të përfaqësimit të interesave kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve, por njëkohësisht do të shërbejë në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit e të kualifikimit, duke shpërblyer sot atdheun e tij të dytë, një detyrë që kontribuon në të mirën e dobishme të dy vendeve. Ne falenderojmë Britaninë e Madhe për faktin që një Britaniko-Shqiptar, me një bagazh të gjerë të botëkuptimit jo vetëm të komunitetit Shqiptar por edhe atij Britanik, është pranuar pa paragjykim të kryejë detyrën e tij.
Tipari më i mrekullueshëm i emigrantëve është dashuria dhe respektimi i thellë i të dy vendeve që u përkasin.
Së fundi, Këshilli Kooordinues i Diasporës mbështet dhe është krenar për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë arritur të mbulojnë çdo fushë të jetës me ambasadorë të shkëlqyer në çdo kënd të botës. Ata shërbejnë si udhërrëfyes gjeneratash që do të vijojnë të transmetojnë vlerat tona më të larta kombëtare ndër breza”, thuhet në deklaratën e Këshilli Kombëtar i Diasporës.