Kina ka shprehur “shqetësim të thellë” për rifillimin e konfliktit në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit humanitar të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, duke shtuar se objektivi i përgjithshëm për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës nuk mund të ndryshohet.

Cituar nga Global Times, Wang theksoi se “objektivi kryesor i mbrojtjes së civilëve nuk duhet të braktiset”.