Këshilli i Lartë i Prokurorisë renditi të enjten listën me prokurorë që kandiduan për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani u renditën në tre vendet e para sipas vlerësimit të Këshillit të Lartë të Prokurisë dhe do i përcillen Prokurorisë së Posaçme për verifikim.

Procedura përfshiu zhvillimin e intervistave të hapura me secilin prej kandidatëve, por renditja dhe arsyet e renditjes dhe as pikësimi nuk janë bërë publike. Të njëjtën procedurë KLP ka zhvilluar edhe më herët në zgjedhjen e anëtareve të tjerë të SPAK duke ngritur shqetësime mbi transparencën.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK sipas KLP-së: Ols Dado, Anita Jella, Ndini Tavani, Bledar Maksuti, Kreshnik Ajazi, Pali Deçolli, Albert Kuliçi, Sonila Muhametaj.

Prokurorët fitues kanë një karrierë të gjatë në prokurori. Ols Dado ka punuar fillimisht në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej vitit 2020 ai u komandua në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmësmagjistrat dhe sëfundmi ishte komanduar pranë SPAK nga KLP.