Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsionit”. Por vendimi pezullon ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet Shërbim Prove si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove. Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla Apeli dha një dënim me 3 vjet burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove si dhe për Nejton Balin 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.
Vetëm Arbem Cara ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin. Sipas SPAK këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Orion Bali, vëllain e Nejton Balit i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”. Shumen e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares.