Shtëpia e familjes së këngëtares së famshme Beyoncé është djegur nga zjarri në orët e para të Krishtlindjeve.

Mediet e huaja raportojnë se zjarrfikësit në Houston, Teksas, luftuan me një zjarr masiv në bllokun 2400 të Rossdale Street, ku ndodhet shtëpia e familjes Knowles.

Zjarrfikësve iu deshën 10 minuta për të shuar zjarrin, pasi mbërritën në një kohë rekord prej tre minutash në vendngjarje. Çifti dhe dy fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi në atë moment, por nuk u lënduan. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpinë dykatëshe. Megjithatë, për shkak të sezonit të festave, dhjetori është muaji kryesor për zjarret në shtëpi në SHBA.