Alket Hatija, i njohur dhe si “Baroni i drogës’ apo ‘Zoti i Drogës’ u arrestua më 30 gusht 2023 në ambientet e hotelit të tij në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Apelit e Milanos e kishte dënuar me 20 vite burg. 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin.
Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004, i cilësuar si “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.
Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014 pasi përfundoi vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim.
Më pas Hatija u arrestua në 2017-ën, me kërkesë të autoriteve italiane me qëllim ekstradimi. Disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.
Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.
Arrestimi me qëllim ekstradimin u krye më 30 gusht të këtij viti. Ndërsa më 29 shtator 2023 SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatisë. Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatija i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit