Rregullatorët e BE-së po ndërmarin masa të rrepta siguri për tre nga platformat pornografike më të mëdha në botë.
Shqetësimi kryesor është se këto faqe duhet të ndërrmarin kërkesa më të rrepta për verifikimin e moshës së vizitorëve.
Duke filluar nga prilli, Xvideos, Pornhub dhe Stripchat do të duhet të ndjekin rregullat sipas “EU’s Digital Services Act” të vendosura për platformat shumë të mëdha online, me më shumë se 45 milionë përdorues.
Kjo do të thotë se faqet mund të duhet të zbatojnë verifikimin e moshës dhe moderim më të rreptë të përmbajtjes.
Këto janë 3 faqet e para pornografike që janë shënjestruar nga Ligji gjithëpërfshirës i Shërbimeve Dixhitale, i cili imponon detyrime të ashpra për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt nga përmbajtja e paligjshme dhe produktet e dyshimta.
Shkeljet dënohen me gjoba deri në 6% të të ardhurave globale apo edhe me ndalim të operimit në BE. Rreth 19 platforma online dhe motorë kërkimi janë identifikuar tashmë për një shqyrtim më të rreptë nën DSA, duke përfshirë TikTok, Amazon, Facebook, Instagram, Google dhe më shumë.