Astrologia e njohur, Meri Shehu, teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, u shpreh se katër shenja të horoskopit në fundvit duhet të festojnë me Mërkur të kundërt.

Shehu tha se është fjala për shenjën e Binjakëve, Peshqve, Shigjetarëve dhe Virgjëreshave. Sispas astrologes, mund të ketë përmbysje planesh, çorientim ndjenjash, rregulla të forta.

“Në fund të vitit do ta shijojnë të kundërt Mërkurin Shigjetarët, Binjakët, Peshqit dhe Virgjëreshat. Këto katër shenja do bëjnë Vitin e Ri me Mërkur të kundërt. Çfarë do të thotë një Mërkur i kundërt në shenjën tënde, për shembull tek Shigjetarët. Një Mërkur i kundërt në Shigjetar ia përmbys planet, e çorienton në ndjenja, në marrje vendimesh. Pra këto katër shenjat e fundit në fundvit pas datës 26-27, do të shikojnë mirë relacionet në çift, në familje, në punë, në marrëdhënie me eprorët, udhëtimet. Nuk duhet të shkojnë në vende të reja që nuk kanë shkuar asnjëherë, sepse me Mërkur të kundërt del keq.

Vetëm nëse kanë lindur me Mërkur të kundërt vetë sepse njerëzit që lindin me Mërkur të kundërt, kur vjen Mërkuri i kundërt, i rregullon, bëhen dy Mërkurë të kundërt. Nga data 10 që duket sikur Mërkuri nuk lëviz, është i palëvizshëm, nga data 10 deri në 14 është si heshtje, shurdhmemec, nga data 14 deri në 25-26 dhjetor është në Bricjap. Mua më pëlqen Mërkuri në Bricjap sepse është analitik, është menaxhues, bën llogari, por një Mërkur i kundërt në Bricjap që është një shenjë shumë e përqendruar, i bën rregullat edhe më të forta. Do kemi rregulla të forta sociale, shtetërore, ligjore etj”, u shpreh Meri Shehu.