Skuadra e Romës, pas kthimit në kryeqytet pas ndeshjes në Europa League ndaj Servette, ka nisur të premten menjëherë me stërvitjen.
Sipas raportimeve të medieve italiane, në këtë seancë stërvitore ka marrë pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla.
Kumbulla duket se është rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit dhe është gati për rikthimin e madh më shpejt seç pritej.