Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka filmuar ambientet e hyrjes së Kuvendit gjatë kohës që kanë qenë duke hyrë edhe deputetët e mazhorancës.
Në një moment kur ministrja Elisa Spiropali i kërkon të ndalojë filmimin, Luan Baçi përgjigjet duke thënë se kjo gjë nuk është e ndaluar në rregulloren e Kuvendit.
Më poshtë debati mes tyre:
Elisa Spiropali: Sa gjëra keni në rregullore që nuk i zbatoni ju…
Luan Baçi: Kujfdes Elisa, se kanë futur shashka
Elisa Spiropali: Keni bërë edhe më shumë se aq
Luan Baçi: Ku e keni fundin, mos pandehni se do ia hidhni kaq lehtë
Elisa Spiropali: Pa merak