Luana Vjollca po i kalon ditët e fundit të vitit në New York. Atje ndodhet edhe në shoqërinë e Marinës, por moderatores i ka ndodhur një e papritur. Përmes një postimi, Luana ka njoftuar se telefonin ja kanë vjedhur.
Ajo i kërkon miqve dhe kolegëve t’i shkruajnë në Instagram sepse numrin e vjetër nuk e ka më.
“Të gjithë ata që kanë numrin tim të vjetër, ju njoftoj që nuk e kam më sepse telefonin ma vodhën në New York. Nëse nuk po më kontaktoni dot, për momentin më shkruani këtu”, shprehet Luana.