PSG u kualifikua në raundin e 1/8-ve në Champions League si vend i dytë falë barazimit 1-1 në “Signal Iduna Park” përballë Borussia Dortmund. Por edhe falë përmbysjes së Milanit 1-2 kundër Newcastle. Karim Adeyemi kaloi verdhezinjtë gjermanë në avantazh, por ekipi francez barazoi me anë të talentit Warren Zaire-Emery. Ndërkohë që VAR-i anuloi golin e Kylian Mbappe.

“Nuk isha i shqetësuar, sepse ne jemi një skuadër që krijojmë shumë raste. Sulmojmë pafund edhe kur luajmë jashtë shtëpisë.

Jemi ende në hapat e para të ndërtimit të projektit tonë, por më pëlqen shumë qëndrimi i lojtarëve të mi.


E shoh që luftojnë pa u ndalur edhe në momentet më të vështira. Askush nuk na do përballë në raundin tjetër“, deklaroi Luis Enrique, trajneri spanjoll i kampionëve të Francës.

PSG do të sfidojë në raundin me eliminim direkt një nga këto skuadra: Arsenal, Manchester City, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Real Sociedad ose Bayern Munchen.