Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një motel në Maliq.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima dyshohet të jetë asfiksuar. Sipas burimeve dyshimet janë që ka pasur rrjedhje gazi në dhomë dhe për këtë arsye ka pësuar asfiksim.
55-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por ndërroi jetë. Nga ana tjetër policia ka filluar hetimet mbi rastin.