Federico Dimarco është objektivi i madh i transferimit të Jim Ratcliffe, i cili sapo i është bashkuar Manchester United, duke synuar t’u japë tifozëve të “Kuq” një skuadër të rindërtuar që në merkaton e janarit.
Anësori i Interit mund të jetë protagonist në merkaton e janarit, por nuk është një operacion i lehtë transferimi për t’u realizuar.
Inter e vlerëson Dimarcon të paktën 60 milionë euro, pasi ai është një lojtar kyç në bordin e Simone Inzaghi. Për këtë arsye, Manchester United dëshiron të përfshijë Anthony Martial në negociata për të ulur kërkesat e zikaltërve.