Matthew Perry nuk jeton më. Vdekja e tij, gati dy muaj më parë, na tronditi të gjithëve, pasi nëpërmjet televizionit e njohëm, e donim, qeshëm me të dhe tani e ndjenim si personin tonë, mik dhe anëtar të shoqërisë sonë.
Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit njoftoi se ai vdiq nga përdorimi i ketaminës.
Tani, një raport i ri nga PageSix zbulon se në ditët e fundit të jetës së tij, ai kishte ndryshuar shumë në sjelljen e tij.
Krahasimisht, një mik i tij i ngushtë tha se në javët para vdekjes së tij, ishte “i zemëruar dhe me humor të keq” sepse po merrte testosterone.
Ndërsa, raporti i mjekut thotë se përveç sasisë vdekjeprurëse të ketaminës të përzier me ilaçin e ngjashëm me opioidin, buprenorfinë, e cila përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar me varësinë ndaj opioideve, ai po merrte Tammoxifen për të humbur peshë, ilaçe antidiabetike dhe nikotinë lollipops.
Dihet se kohët e fundit Matthew Perry është përpjekur të linte duhanin, pasi ndihmësi i tij deklaroi se ai pinte rreth dy paketa cigare një ditë.
“Në dhomën e gjumit kishte disa shishe bosh dhe gjysmë të mbushura me medikamente të përshkruara për të ndjerit, si dhe medikamente pa recetë, vitamina, ilaçe për tretjen dhe karamele,”, përfundon raporti i mjekut.