Kur ka menaxhim, futbolli sjell edhe para. Këtë na e tregoi Elbasani, që është patjetër një qytet që e do futbollin. Në ndeshjen kundër Bylisit, në “Elbasan Arena”, ishin të pranishëm afro 7 mijë tifozë.

Një shifër që do ta kishte zili çdo klub i elitës. Veç atmosferës që u krijua, klubi ia ka dalë të arkëtojë edhe miliona. Duke marrë parasysh edhe çmimet e biletave, në total bëhet fjalë për një shifër te 18.5 milionë lekë të vjetër. Nuk janë pak për vetëm një ndeshje.

Në tribunën qendrore nga 2500 vende në total, 500 janë pak a shumë për sektorin VIP dhe aty biletat janë më së shumti dhurata, ndaj nuk llogariten fitime.

Në 2 mijë vendet e mbetura në këtë sektor bileta kushtonte 500 lekë të rinj, çka nënkupton 10 milionë lekë të vjetër. Më pas, rreth 4 mijë tifozë ishin në tribunën përkarshi, me çmimin e biletave 200 lekë, (8 milionë lekë), ndërsa afro 500 tifozë ishin pas portës, aty ku bileta kushton 100 lekë të rinj (500 mijë lekë)…