Xhoana Kurti ka rrëfyer momentin e vështirë kur partneri i saj, Ergys Dashi u vra në Ekuador me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022.
Xhoana Kurti, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu se atë natë i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë.
Ajo ka treguar se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por vetë ishte kthyer në Shqipëri.
“Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’. Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi. Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë. Ai ishte i shtrirë në tokë, mbaj mend shumë pak nga ajo ditë.
Kam bërtitur shumë ‘Kanë vrarë Ergysin’ se isha me një shoqe. Po merrja në telefon njerëzit atje për t’i pyesur a ishte e vërtetë, se kam jetuar në Ekuador me Ergysin.
Po shpresoja të ishte gjallë, pasi ishte me kurriz. Kur më konfirmuar vdekjen thjesht jam mpirë, nuk mbaj më mend asgjë”, tha ajo e ftuar në “Glamour Zone”.
Xhoana Kurti tregoi se nuk e dinte që Ergys Dashi merrej me drogë, por vetëm që kishte një kompani bananesh.
“Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. I thashë “Mos dil nga shtëpia”. E dija që ishte përfshirë në probleme, por nuk e dija që ishte aq madhore. Më mbante larg punëve që ai merrej, madje e dija që thjesht kishte kompani bananesh. Më tha që ‘më pëlqen të jetoj këtu, se kam pasur problemet e mia në Shqipëri’. Kaq dija unë nga ai”, thotë Xhoana Kurti.
Ajo rrëfeu se në mesazhin e fundit që shkëmyen bashkë, i kërkoi Ergysit që të kthehej në Shqipëri, por ai i kishte thënë që të bëhej e fortë dhe se do i kalonte të gjitha.
Pas vdekjes së tij, Xhoana tregoi se familja dhe shoqëria e tij mohuan se djali që ajo priste ishte i Ergysit dhe sipas sij gjithçka u bë për pjesë pasurie.
“Në mesazhin e fundit i thashë jam shumë e mërzitur, nuk mundem më, hajde për Shqipëri. Më tha “mos u mërzit o jetë se do i kalosh të gjitha sprovat në jetë, je shumë e fortë.
Në fillim kisha vështirësi, nuk kam pasur asnjë afër. Kisha shumë veta kundër, isha thjesht një fëmijë, 21-vjece shtatzënë. Filluan të mohonin fëmijën, ‘jo nuk është i tij’. E gjitha u bë për pjesë pasurie. Unë hoqa dorë ‘i thashë kam qenë e lidhur me personin në fjalë, jo me pasurinë. Thjesht më lini rehat’. Kam pasur shumë fjalë, jo ku del ajo, ja po del. Familja dhe shoqëria e tij”, shtoi ajo.
Sa i përket pjesëmarrjes në programin e dashurisë u shpreh se ka pasur mbështetjen e nënës së Ergysit, e cila i ka kërkuar që të nisë jetën e saj me dikë tjetër.
“Kemi marrëdhënie si shoqe me mamin e Ergysit. Unë siç jam vetë kam edhe njerëzit e mi dhe vjehrra është openmind, është europiane. Madje është shumë dakord, dëshiron të rregulloj jetën time me dikë pasi mendon se është pasoja e dikujt tjetër, që unë nuk e di ku jam. Më ka mbështetur, thjesht më tha pse nuk zgjodhe dikë tjetër”, tha Xhoana.
Ergys Dashi, me origjinë nga qyteti i Durrësi, u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar 2022.
Ai u ekzekutua brenda një restoranti kur Xhoana Kurti ishte 9 muajshe shtatzënë.
“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, tha ajo brenda spektaklit.
Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.
Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.